Telegrafi

Sesion shkencor kushtuar folklorit

Instituti Albanologjik, Dega e Folklorit ka organizuar të enjten në Prishtinë sesionin shkencor me temë “Folkloristika shqiptare, dëshmi, probleme dhe plane”.
Studiuesit kanë vënë të theks se tani trashëgimia jonë folklorike cenohet mjaft shumë nga zhvillimet marramendëse të modernizmit e të globalizimit dhe se fatkeqësisht shoqëria po kthehet në konsumuese të vlerave kulturore të të tjerëve.

Gjatë sesionit shkencor studiuesit e folklorit do të flasim për tema të ndryshe, si për fillet e folkloristikës dhe evoluimin e konceptit për baladën, ashtu edhe për eposin e kreshnikëve, organizimin institucional, dhe për shumë përmbledhje të studiuesve më të njohur shqiptarë.

Në sesionin shkencor “Folkloristika shqiptare, dëshmi, probleme dhe plane”, po marrin pjesë 26 studiues të fushës së folklorit. Ndër të tjera studiuesit shfaqën shpresën aktivitetet e tilla do të jenë një mundësi e mirë e shpalosjes së arritjeve në fushën e folkloristikës dhe një bazë e mirë për orientimet kryesore studimore për të ardhmen. /rtv21/Telegrafi/