Telegrafi

Sesa në pozitë të vështirë është Vuçiq, tregojnë edhe këto imazhe – ai kërkon vota edhe në Bosnje-Hercegovinë

Rëndësia e zgjedhjeve të ardhshme në Serbi për presidentin aktual, Aleksandar Vuçiq, tregohet nga fakti se posteri parazgjedhor është shfaqur edhe në një nga ekranet e mëdha në qendër të qytetit të Zenicës në Bosnje-Hercegovinë.

Sot në ekranin LED në afërsi të stadiumit Bilino Polje, në qendër të Zenicës, u shfaq posteri parazgjedhor i Aleksandër Vuçiqit, i cili kërkon mandatin e presidentit edhe në zgjedhjet e ardhshme në Serbi.

“Paqe, stabilitet, Vuçiq”, shkruan në një tekst dhe më pas për rreth 30 sekonda shfaqet fotoja e Vuçiqit.

Sipas regjistrimit të vitit 2013, në Zenicë jetonin rreth 2400 serbë, ku thuhet se disa prej tyre do të votojnë, raporton klix.ba.

Mirëpo, reklama ka shqetësuar disa qytetarë të Zenicës të cilët në rrjetet sociale kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me prezantimin e mesazhit parazgjedhor të Vuçiqit në Bosnje dhe Hercegovinë.

Lexo po ashtu Zbulohen "skemat" e Vuçiqit për t'i manipuluar zgjedhjet presidenciale në Serbi - publikohen pamjet e votuesve të paguar

Kujtojmë se në periudhën e kaluar në Srebrenicë u organizua lëshimi masiv i dokumenteve për marrjen e pasaportave serbe për të votuar në zgjedhjet e ardhshme. /Telegrafi/