Telegrafi

Serwer: Vendimi i Kuvendit është hap i rëndësishëm dhe vital në rrugën e Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së

“Miratimi i ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë është i hap i rëndësishëm dhe vital drejt anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE. Bravo!”, deklaroi Daniel Serwer, profesor i universitetit John Hopkins në Washington dhe ekspert për Ballkanin.

“Nuk kam çfarë të them, përveç se ngarkesa e përgjegjësisë tani është tek Athinë, dhe shpresoj se do ta bëj hapin e vërtetë”, tha Serwer, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërkaq Kuvendi i Maqedonisë me shumicë prej dy të tretave, me 81 vota “për” miratoi ndryshimet kushtetuese që dilnin nga marrëveshja e Prespës për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Pas ratifikimit nga Kuvendi i Maqedonisë, ratifikimi shkon edhe në Kuvendin e Greqisë për t’u ratifikuar dhe pas dritës së gjelbërt nga ana e Kuvendit grek, Maqedonisë i hapen dyert për në NATO dhe BE./Telegrafi/