Telegrafi

Serwer: Serbia ta marrë përgjegjësinë nëse ka dëshmi se Dikoviq ka kryer krime

Daniel Serwer nga Instituti Amerikan i Paqes ka reaguar pas publikimit të filmit të Fondacionit për Drejtësi Humanitare, në të cilin dokumentohet se shefi aktual i ushtrisë së Serbisë, Gjenerali Lubisha Dikoviq, është përgjegjës për vrasjen e 1,400 civilëve shqiptarë gjatë luftës së Kosovës.

Serwer ka thënë se shtetet e rajonit duhet të marrin përgjegjësinë për krimet e kryera, nëse ka dëshmi, edhe kur janë në pyetje zyrtarët më të lartë të tyre.

Lexo po ashtu Dokumentari për krimet në Kosovë, disa kanale televizive në Serbi, “refuzuan ose nuk iu përgjigjen kërkesës për ta transmetuar” (Video)

Sipas tij, filmi duhet ta ketë vëmendjen e të gjithëve në Ballkan.

Ai ka thënë se Gjykata e Hagës e ngarkuar për të dënuar krimet e luftërave të ish –Jugosllavisë ka kapacitete të kufizuara dhe tani nuk pranon raste të reja.

“Qeveritë e rajonit ia kanë borxh njëra-tjetrës dhe vetes së tyre që t’ia adresojnë përgjegjësinë edhe zyrtarëve më të lartë aty ku ka dëshmi”, ka shkruar Serwer.