Site icon Telegrafi

Serwer reagon ndaj gazetës amerikane: Kosovarët, myslimanët më pro-amerikanë në botë

Analisti i njohur amerikan, Daniel Serwer, ka reaguar ndaj një artikulli të New York Times për Kosovën, në të cilin thuhej se Kosova është bërë tokë e pjellore për ekstremistët e ISIS-it.

Serwer, në tekstin e botuar në ueb faqen e vet, thotë se Qeveria e Kosovës ka reaguar tashmë fuqishëm dhe në mënyrë efektive se ajo ka arritur rezultate për të luftuar ekstremizmin fetar.

“Shqiptarët e Kosovës, si dhe qeveria e tyre mbetet me shumicë dërrmuese dhe me entuziazëm pro-amerikane dhe pro-evropiane. Për sa i përket numrit të luftëtarëve të huaj për frymë në mesin e popullatës së tyre myslimane, Kosova është në gjysmën e poshtme të listës së vendeve, renditet e 14-ta në mesin e 22 vendeve me numrin më të madh të luftëtarëve të huaj për frymë të popullsive të tyre përkatëse myslimane”, shkruan Serwer, transmeton Indeksonline.

“Pavarësisht nga artikulli për Kosovën, Kosova është vendi i fundit që amerikanët shqetësohen se mund të prodhojë ekstremist”, thotë Daniel Serwer, sipas të cilit kosovarët janë myslimanët më pro-amerikanë në botë.

Exit mobile version