Site icon Telegrafi

Serwer nuk mohon mundësinë e ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet e Kosovës

Analisti amerikan, Daniel Serwer, gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka komentuar edhe për mundësinë e ndikimit të Rusisë në zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë.

“Unë nuk mendoj se rusët brengosen për atë se kush i fiton zgjedhjet e Kosovës, por ata mund të përpiqen të destabilizojnë vendin duke mbështetur provokimet serbe apo shqiptare gjatë fushatës dhe pas saj. Shpresoj se serbët dhe shqiptarët në Kosovë do t’u rezistojnë provokimeve të tilla”, ka thënë ai.

Exit mobile version