Site icon Telegrafi

Servisi më i shtrenjtë se vetura, Rolls-Royce i prodhuar në vitin 2004 kushtoi 70 mijë dollarë – për riparim u shpenzuan 79 mijë

Ju ndoshta keni fantazuar për blerjen e një veture premium pak më të vjetër me një çmim çuditërisht të ulët, duke dëshiruar që të mund të voziteni me një veturë luksoze për shumë më pak para sesa kushtonte e re.

Derisa në Evropë janë në kërkim të një veture të tillë por të markave gjermane si Mercedes, BMW dhe Audi, në SHBA mund të ëndërroni një veturë si Rolls-Royce, sidomos kur në reklama shfaqet lajmi se është e përdorur dhe që kushton sikurse një Mercedes i ri.

Një rast i tillë është regjistruar me një Rolls-Royce Phantom i prodhuar në vitin 2004, transmeton Telegrafi.

E listuar në 69,950 dollarë, duket si një marrëveshje e mirë për dikë që planifikon të shpenzojë kaq shumë para për një veturë, duke pasur parasysh se kushtonte (atëherë) 320,000 dollarë të re, që është ekuivalenti i pak më shumë se 531,000 dollarë sot kur merret parasysh inflacioni.

Të apasionuarit pas veturave pa dyshim do të jenë të kënaqur që do të jenë në gjendje të drejtojnë një veturë kaq luksoze, me një motor V12 6.8 litra që kishte 459 kuaj-fuqi kur doli nga fabrika.

Por është pikërisht ky motor, si dhe të gjitha veçoritë e tjera luksoze, që është arsyeja që blerësi të qëndrojë larg këtij Phantomi.

Sepse kur diçka nuk shkon me një nga këto automjete të vjetra luksoze, kostot e riparimit janë astronomike.

Në këtë rast, siç tregon fatura bashkëngjitur, për servisin e fundit të veturës të kryer në vitin 2023, janë shpenzuar 78,913,57 dollarë! /Telegrafi/

 

Exit mobile version