Por, ai i ka përvjelë mëngët për të punuar shumë në skuadrën bardhekaltër, për të cilën thotë se ka nevojë për ndryshime.
“Sa i përket organizimit dhe ndërtimit të lojës lë shumë për të dëshiruar”, tha Sermaxhaj për zërin.
“Do të provojmë diçka të ndryshojmë. Disponimi i lojtarëve është të punojmë shumë dhe të kthehemi aty ku Prishtina ka qëllimet”, ka deklaruar Sermaxhaj, të cilin tani e pret edhe një sfidë tepër e vështirë, pasi do të jetë mysafir i kampionit në fuqi, Feronikelit.
Por, Sermaxhaj ka pohuar se edhe në Drenas, ekipi i tij do të shkojë për fitore.