“Rezultati ishte bindës. Qasja e lojtarëve, sidomos pjesën e parë, shumë serioze, shumë obliguese ndaj detyrave dhe konceptit që kemi punuar gjatë fazës përgatitore. Ndërsa, sa i përket komponimit të mëtutjeshëm të ekipit dhe zhvillimit të mëtejmë të konceptit të lojës, lë shumë për të dëshiruar dhe na nevojitet shumë më shumë punë, ashtu siç kërkon kampionati i Kosovës". tha Sermaxhaj për faqen zyrtare të klubit.
"Me këtë nuk mendoj se Istogu ishte shumë i dobët, por golat ranë herët, dhe pastaj ra pak morali i tyre, por mendoj se liga është e baraspeshuar dhe ekipi që ka kontinuitet të lojërave dhe rezultateve do të jenë më mirë të renditura”, tha Sermaxhaj, pas ndeshjes.
“Prishtina do të bëhet më e fortë, ka tendenca të punohet edhe më tepër dhe jemi të vetëdijshëm, bashkë me futbollistët, që duhet bërë edhe shumë gjana, sepse kemi një grup lojtarëve që kohën e vet për t’u kompozuar dhe të marrin rezultat e duhura që janë obligim për Prishtinën".
"Përndryshe, Prishtina ka pasur vjeshtë jo të mirë dhe është dashur të ndërhyhet në pozita ku kemi pasur pengesa. Jam relativisht i kënaqur me këto përforcime, si me lojën, angazhimin dhe seriozitetin duke e kuptuar të gjithë se fanella e Prishtinës është pak më ndryshe, kërkon më shumë përgjegjësi dhe ashtu iu kanë qasur lojës. Por, duhet punuar edhe shumë për të ngritur nivelin e lojës”, shtoi ai.