Pas kësaj humbje skuadra e tij ndodhet në vendin e parafundit.
“Në përgjithësi nuk funksionoi ashtu siç ishim marr vesh. Bëmë disa vendosje taktike të gabueshme, sidomos në pjesën e parë të cilat na kushtuan edhe me pësimin e golit".
"Pastaj nga dëshira për të rikthyer rezultatin shpesh herë ishim të pakuptueshëm ndërmjet veti dhe më shumë me eufori se me ndonjë plan, megjithëse krijuam disa raste, mund të them edhe raste, mirëpo ndikoj edhe aspekti psikik i ngarkesës së rezultateve po ndikon të mos realizojmë”, theksoi Sermaxhaj.
“Jam i vetëdijshëm që ndodhemi në situatë të tillë, rezultatet dhe tabela e tregon këtë dhe tash s’mund të them që po luftojmë për titull, kur vetë gjendja faktike tregon se ku ndodhemi. Por, duhet gjetur forca, klubi ka kryesi të fortë që i qëndron afër futbollit dhe me ndryshime si në përbërje e edhe në infrastrukturë mund t’ia dalim në pranverë, pa dyshim”, shtoi ai.