Site icon Telegrafi

Sermaxhaj jep dorëheqje

Njeriu që me punën e tij i dha shpresë për mbijetesë skuadrës së Fushë Kosovës, nuk është më në krye të ‘pampurave’. Sami Sermaxhaj të dielën ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetrajnerit nga skuadra e Fushë Kosovës. Lajmin për gazetën Arena e konfirmoi vetë trajneri, duke dhënë më pas edhe arsyet e largimit. “Isha i gatshëm të vazhdoja të luftoja ndaj skuadrave kundërshtare, por jo edhe në këtë situatë ku duhet të sfidoja elemente të brendshme kundërthënëse lidhur me vijimin e kampionatit”, deklaroi ai për Arenën. Tutje, Sermaxhaj bëri një falënderim të veçantë.

“Dua ta falënderoj përzemërsisht bashkëpunëtorët të Fushë Kosovës, futbollistët dhe tifozët. Ky qytet meriton një klub të denjë. I uroj Fushë Kosovës mbetjen në elitë. Më pas do të shkojë të festojë edhe unë me ta, pse jo”, përfundoi Sermaxhaj, i cili arriti të bëjë një skuadër të fortë dhe të papërshtatshme për të gjitha klubet e Superligës.

Ismajli: Duam Tovërlanin

Konfirmimin e largimit të Sermaxhajt e jep edhe zyrtari i klubit, Bashkim Ismajli, duke folur tutje edhe për arsyet e ndarjes. “Nuk jemi përshtatur më në strategji dhe Sermaxhaj u largua. Ne e falënderojmë atë nga zemra për punën e bërë. Jemi shumë të kënaqur me të”, tha ai për Arenën.

Objektivi numër një i Fushë Kosovës është ish-trajneri i Prishtinës, Afrim Tovërlani. “Ende nuk kemi vendosur për trajnerin e ri. Objektivi ynë kryesor është Afrim Tovërlani. Mbetet të shihet gjatë ditëve të ardhshme”, shtoi Ismajli. ‘Pampurat’ zënë vendin e 12-të në elitë me 26 pikë të tubuara. /Arena/Telegrafi/ 

Exit mobile version