Tentimet ilegale të migrantëve nga Lindja e Mesme, që e shfrytëzojnë Maqedoninë për të kaluar në Evropë, nuk kanë të ndalur.
Në mesditën e djeshme, policia kufitare në Tabanoc kapi pesë migrantë, të cilët ishin fshehur në një automjet transportues, që udhëtonte në lidhjen rrugore Greqi-Hungari.
Pas kapjes, katër afganët dhe një iranian janë intervistuar dhe janë dorëzuar në qendrën tranzitore në Tabanoc. /Telegrafi/