Shakhtar Donetsk dhe Interi kanë marrë nga një pikë në rrethin e dytë të fazës së dytë të Ligës së Kampionëve, pasi ndeshja përfundoi pa gola.
Skuadra ukrainase e filloi keq takimin, pasi pas vetëm 15-të minutash lojë, Dentinho pësoi lëndim, duke i lëshuar vendin Taisonit.
Nerazzurët avancuan nga ky shpërqendrim i vendasve, duke krijuar disa shanse të mira, mirëpo Romelu Lukaku e Lautaro Martinez nuk i konkretizuan rastet.
⛔ ТРУБИН 👊🏻 https://t.co/jyfFJ6GVJj
— ⚒FC SHAKHTAR DONETSK (@FCShakhtar) October 27, 2020
Nicolo Barella kishte një shans të artë në minutën e 18-të, por që i mungoi fati, shkau që portieri i Shakhtarit priti gjuajtjen e tij.
Lukaku në minutën e 42-të shpërdoroi një shans të mirë nga gjuajta e lirë, duke goditur vetëm shtyllën horizontale.
✖️ | PAREGGIO
Termina senza reti la sfida di Kiev: per noi secondo punto in due gare di #UCL#ShakhtarInter 0⃣-0⃣#FORZAINTER ⚫️🔵 pic.twitter.com/jPaSY6xSiz
— Inter ⭐⭐ (@Inter) October 27, 2020
Në pjesën e dytë, Lautaro (54’) bëri një gjuajtje të fortë, mirëpo goditja e tij përfundoi jashtë porte.
Deri në fund, dy skuadrat kishin shanse të mira, por dështuan që t’i konkretizonin ato, duke u kënaqur me nga një pikë.
Shakhtari me këtë barazim është lider i Grupit B, me katër pikë, Interi në të dytin me dy sosh, derisa do të pritet se cili do të jetë rezultati i takimit mes Moncheglabachut dhe Real Madridit. /Telegrafi/