Site icon Telegrafi

Sërish triumfon Sacsha Starker, Velia ruan kryesimin

Edhe një triumf i çiklistit gjerman Sacha Starker i cili u tregua i suksesshëm në shtegun Pejë-Klinë-Mrasor-Malishevë-Prizren të gjatë 85 kilometra ku arriti kohë 2h39’39’’, duke lënë në vendin e dytë kryesuesin e garës Olsion Velia me vetëm +9 sekonda sa ka edhe në pozitën e tretë çiklisti nga Novi Pazari Ernad Beganoviç.

Pas tri etapave prin çiklisti i kombëtares së Kosovës Olsion Velia kohë të përgjithshme 10h23’19’’, i ndjekur nga Starker në vendin e dytë dhe Schlekrich në pozitën e tretë. Kosovarin edhe në renditjen ekipore me kohë prej 31h23’40’’ .

Të dielën përmbyllet gara me etapën e 4-të në shtegun Prizren-Prevallë-Ferizaj-Gjilan-Novo Bërd i gjatë 117 kilometra.

Nisja nga qyteti historik i Prizrenit pelotoni prej 38 çiklistëve marshon nëpër bukuritë e Marashit në dalje të këtij qyteti duke përshkuar nëpër Prevallën turistike.

Zbresin në qytetin e vjetër Ferizaj, pastaj marrin udhë fushave të Anamoravës drejt Gjilanit për të marrë kthesë në qytetin e vjetër të Artanës(Novo Bërd) të pasur me xehe e minerale, aty ku edhe do të mësojmë mbretin e ri të edicionit të 14-të Tour de Kosova. /KP/Telegrafi/

Rezultatet e etapës së e 3 –të:
1.Sacsha Starker (Profi-Line) 2h39’39’’
2.Olsion Velia (Kos) 2h39’48’’
3.Ernad Beganoviç (N. Pazar) 2h39’48’
Renditja e përgjithshme
1.Olsion Velia (Kos) 10h23’19’’
2.Sacsha Starker (Profi-Line) 10h23’31’’
3.Alekdsaner Schlekrich(Monteinfo) 10h23’37’
Renditja ekipore
1.Kosova 31h23’40’’
2.Monte-info 31h28’36’’
3.Malta 31h33’17’’ 

Exit mobile version