Site icon Telegrafi

Sërish thirrje ‘shqiptari i mirë është vetëm shqiptari i vdekur’ në Shkup

Në Qendër të Shkupit gjatë ditës së sotme, para ndeshjes në mes Vardarit dhe Shkupit, sërish janë dëgjuar thirrjet raciste ndaj shqiptarëve.

Turma brohoret thirrjen raciste tashmë të njohur ‘shqiptari i mirë është vetëm shqiptari i vdekur’ dhe këngë të tjera kundër shqiptarëve, njofton Telegrafi Maqedoni.

Thirrjet kundër shqiptarëve nga ‘Komitët’ janë krejtësisht normale për qytetarin e Maqedonisë së Veriut dhe po ashtu nuk mbahet mend ndonjë të jetë dënuar për këto thirrje raciste.

Ende nuk dihet nëse Prokuroria do të ndërmerr masa në lidhje me këto brohoritje kundër shqiptarëve./Telegrafi/

Exit mobile version