Site icon Telegrafi

Sërish tërmet në Shqipëri

Vijojnë lëkundjet e tërmetit në vend. Një tjetër tërmet ka rënë pak më parë në Kavajë.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 2.9 të shkallës rihter dhe me thellësi 2 km.

Ky është tërmeti i katërt për këtë mbrëmje në vend, pasi më herët janë regjistruar tre tërmete në Lushnje.

Tërmete në Lushnje kanë qenë me magnitudë 3.5, 4 dhe 2.2.

Exit mobile version