Një tërmet ka rënë mbrëmë në Shqipëri.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), tërmeti ka pasur si epiqendër Dërvenin në Fushë Krujë.
IGJEUM shpjegon se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.4 i shkallës Rihter me thellësi 34 kilometra.
Fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.
Sipas sizmologëve për lëkundjet e fundit që janë ndjerë vazhdimisht, janë pas-lëkundje të tërmetit të madh që ra më 26 nëntor. /Telegrafi/