Kanë vazhduar të tjera lëkundje normale në Durrës, pas tërmetit të fuqishëm të pak ditëve më parë.
Më shumë sesa të ndjera nga vetë banorët, dridhjet janë regjistruar nga agjencitë që monitorojnë veprimtarinë sizmike në vend.
Më të forta se pjesa tjetër, lëkundjet ishin në orën 03:24, 04:06 dhe 04:24.
Ndërkohë, sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, në orën 04:29 është regjistruar edhe një tërmet në Ballsh me magnitudë 2.7.
Gjithashtu, dje në Tiranë një tërmet me magnitutë 3.4 dhe thellësi dy kilometra është regjistruar në orën 07:22. Epiqendra ka qenë një kilometër në perëndim të Vorës.
Ndryshe më 21 shtator një tërmet prej 5.8 ballësh ka goditur Tiranën dhe Durrësin, i cili, përveç dëmeve materiale ka shkaktuar edhe dhjetëra të lënduar. /TCH/