Telegrafi

Sërish tensione në seancën e Kuvendit të Shqipërisë, opozita bllokon foltoren dhe iu bie bilbilave

Seanca e së hënës në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me skenarin e përjavshëm të opozitës, bllokim të foltores dhe bilbila që bien vazhdimisht duke mos lejuar fjalën e deputetëve të mazhorancës.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla iu drejtua deputetëve të PD: “Zgjedhësit duan të dëgjojnë për hallet dhe problemet e tyre, jo për bilbilat tuaj”.

Ndërkohë që kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i dha fjalën deputetit Vullnet Sina, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike nga radhët e Rithemelimit, Flamur Noka nuk e lejoi atë të fliste duke u përplasur me gardën.

Në këto kushte kryeparlamentarja Nikolla vendosi të mbyllë seancën, duke theksuar se ajo e radhës do të njoftohet në vijim./Euronews Albania