Site icon Telegrafi

Sërish të shtëna armësh në Prishtinë (Foto/Video)

Të shtënash armësh janë raportuar sërish në Prishtinë. Sot rreth mesditës në afërsi të New Born-it në Prishtinës ka pasur të shtëna armësh, ndërkaq Policia raportohet se është në vendngjarje.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Telegrafin se sot rreth orës 12, në rrugën “Luan Haradinaj“, ka pasur të shtëna armësh.

Sipas saj, nuk ka persona të lënduar, ndërkaq Policia e Kosovës është në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/

Exit mobile version