Edhe dy persona të tjerë janë akuzuar për “vrasje terroriste ‘në lidhje me sulmet vdekjeprurëse të Brukselit.
Ata dyshohen për shkak se kanë marrë me qira pronën e cila mendohet të ketë qenë përdorur si një shtëpi e sigurt për terroristët sigurt përpara shpërthimeve të muajit të kaluar,raporton “Euronews”.
Prokurorët kanë identifikuar të akuzuarit si Smail F., i lindur në vitin 1984, dhe Ibrahim F., i lindur në vitin 1988.
“Ata janë të akuzuar për pjesëmarrje në veprimtaritë e një grupi terrorist, vrasje terroriste dhe përpjekje për të kryer vrasje terroriste, si dhunues, bashkë-kryerës apo bashkëpunëtor”, thanë prokurorët federalë në një deklaratë.
Katër të dyshuar të tjerë u arrestuan të premten, duke përfshirë Mohamed Abrinin, që hetuesit thonë se ka pranuar të ketë lënë një bombë në aeroportin e Brukselit dhe Osama Krayemin, të dyshuar për blerjen e çantave të përdorura nga sulmuesit.