Liderët e vendit janë duke mbajtur takimin e radhës në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, ku temë e takimit pritet të jenë dialogu dhe taksa 100% ndaj mallrave serbe.
Në takim po marrin pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe partnerët e koalicionit, Ramush Haradinaj i AAK-së, Kadri Veseli i PDK-së, Fatmir Limaj i Nismës Socialdemokrate dhe Behgjet Pacolli i AKR-së.
Takimi ka filluar me një minutë heshtje në nderim të viktimave të aksidentit në Maqedoni.
Ndërkohë, në mesditë do të mblidhet Ekipi negociator, ku pritet të votojnë për platformën e dialogut me Serbinë.
Foto: Arkiv