Telegrafi

Sërish takim mes Menaxhmentit të KEK-ut dhe SPEK-ut, diskutohet riorganizimi

Bazuar në një njoftim zyrtar të KEK-ut në takim është arritur përafrim në çështjet e ngritura e që ndërlidhen me riorganizimin brenda KEK-ut, nënshkrimin e kontratave të punës dhe kontratat kolektive të punës në fuqi, shujtës për ushqim, sigurimit shëndetësor për punonjës, marrëveshjes kolektive dhe çështjeve tjera që palët u pajtuan se nuk i përkasin Menaxhmentit të Korporatës.

“Menaxhmenti mbetet edhe më tej i hapur për të diskutuar çështjet në fjalë dhe çdo shqetësim tjetër të ngritur dhe njofton punonjësit dhe publikun që mbetet i përkushtuar për suksese të mëtejme në çdo sferë të punës, suksese që në fund do të rezultojnë në përmirësim të kushteve të gjithëmbarshme brenda Korporatës”.

Menaxhmenti i KEK-ut ka ftuar të gjithë punonjësit dhe Sindikatat që përfaqësojnë ata të ndihmojnë në realizimin sa më të lehtë të objektivave të vëna për suksesin e gjithëmbarshëm të kompanisë. /Telegrafi/