Seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga Qeveria e Kosovës lidhur me shqyrtimin e Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e Ekipit Negociator për Normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë e cila ishte paraparë të mbahet në ora 14:00 është shtyrë për në ora 16:00.
Në këtë seancë pritet të miratohen emrat e ekipit negociator për bisedimet me Serbinë dhe të diskutohet për dialogun.
Seanca e së martës e kërkuar nga Qeveria e Kosovës u shty disa herë për shkak të mospajtimeve të akterëve politik. /Telegrafi/