Telegrafi

Sërish shtrenjtohen derivatet

Çmimi i derivateve është ngritur sërish në Kosovë. Nëpër të gjitha pompat sot është shtrenjtuar nafta e benzina. Konsumatorët nuk kanë mundur të blejnë derivate nëpër pikat e shitjes me çmimet që kanë qenë javë ma parë.

Kjo javë ka nisur me çmime të reja. Nga dita e martë çmimet e benzinës e naftës janë ngritur. Një litër benzinë tani ka shkuar në 1.10 centë, derisa nafta është duke u shitur me 1.09 euro.

Kurse, një litër plinë ka shkuar në 56 centë.

E, gjatë vikendit nafta dhe benzina në Kosovës është shitur me 1.07 centë dhe 1.08 centë.

Çmimet e derivateve në Kosovës patën shënuar rënie gjatë muajt të kaluar si rezultat ndryshimit të çmimeve në berzen botërore. Në atë kohë në Kosovë nafta dhe benzina është shitur me nga 85 centë. /GazetaFjala/Telegrafi/