Telegrafi

Sërish shpërthim në Mitrovicën veriore

Shpërthimi ka ndodhur në rrugën Lola Ribar, në Mitrovicën veriore, prapa një ndërtese të atjeshme, njoftojnë medie të Beogradit, të cilat shtojnë se ka pasur edhe dëme të vogla materiale.

Policia e Kosovës po e verifikon rastin dhe po i zhvillon hetimet e duhura, transmeton Koha.net.

Ky është shpërthimi i tretë brenda pak ditësh në këtë qytet. /Telegrafi/