Telegrafi

Sërish rënie e bursave aziatike

Rëniet në tregun aziatik vijnë pas rënieve të një dite më parë në Wall Street dhe drojës se kriza globale mund të thellohet.

Në Tokio indeksi Nikei ra 4.5 për qind në mesditë, kurse indeksi Hang Seng në Hong Kong ra 5 për qind në orët e para të bursës.
Vlerat e aksioneve ranë ndjeshëm në Australi, por humbje më të pakta u rregjistruan edhe në Korenë e Jugut.