Site icon Telegrafi

Sërish refuzojnë kërkesën e BE-së: Turqia nuk ndryshon ligjin mbi terrorizmin

Turqia sot sërish ka hedhur poshtë mundësinë e ndryshimit të ligjit në luftën kundër terrorizmit, siç kishte kërkuar Bashkimi Evropian, pasi autoritetet turke janë të bindura se një veprim i tillë do të nxiste edhe më shumë organizatat terroriste.

Zëdhënësi i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, Ibrahim Kalin, ka deklaruar se Ankaraja, megjithatë, është duke bërë gjithçka që të respektohet marrëveshja midis Turqisë dhe BE-së, transmeton Telegrafi.

Gjatë një konference për mediat, Kalin ka thënë se i përket kësaj çështje nuk ka ndonjë ndryshim në qëndrimin e politikës së këtij vendi.

Në shkëmbim me liberalizimin e vizave, Brukseli ka kërkuar nga Ankaraja që të ndryshoj përkufizimin ligjor të terrorizmit, dhe ndryshimin e disa ligjeve tjera në mënyrë që të përputhen me standardet e BE-së. /Telegrafi/

Exit mobile version