Në gjimnazet “Georgi Dimitrov” dhe “Nikolla Karev”, “Josip Broz Tito”, “Rade Jovçevski”, “Mihailo Pupin”, sot pasdite sërish ka pasur kërcënime për mjete shpërthyese në shkolla.
Nxnënësit janë evakuar, ndërsa policia, ashtu sikurse ditëve të tjera, sërish do të kontrollojë objektet shkollore.
Edhe këtë javë vazhdojnë kërcënimet me mejtet shpërthyese në shkollat e Shkupit, ndërsa gjatë ditëve të kaluara kishte kërcënime edhe në qytete tjera.
Kujtojmë se Maqedonia e Veriut në mënyrë të vazhdueshme disa muaj po ballafaqohet me raportimet e rejshme për mjete shpërthyese në shkolla, qendra tregtare, salla sportive dhe aeroporte./Telegrafi/