Qytetarët e Podgoricës filluan sërish të tubohen për të protestuar kundër kryeministrit, Zdravko Krivokapiq, të cilit po i kërkohet dorëheqja.
Një grup qytetarësh i quajtur “Pranvera Malazeze” thotë se ata nuk i përkasin partive politike dhe grupeve të interesit përreth tyre.
Pjesëmarrësit e mbledhjes mbajnë flamuj të Malit të Zi, NATO-s, si dhe flamurin e kryqtarëve gjersa dëgjohen edhe këngë patriotike, raporton rtcg.
NEK JE VJEČNA CRNA GORA! 🇲🇪 pic.twitter.com/eTY22m9b4P
— ℜ𝔬𝔟𝔦𝔫 ℌ𝔬𝔬𝔡 🇲🇪 🇺🇦 (@ROBlN_HOOD) April 11, 2021
Sot, si dje, qytetarët, mbështetës të presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, bllokuan rrugën Podgoricë – Nikshiq afër Bogetiqit, për shkak të së cilës dy persona u ndoqën penalisht dhe akuza për kundërvajtje u ngritën kundër nëntë personave.
“Bordi Nismëtar i Qytetarëve të Lirë”, siç e quajnë vetë qytetarët që bllokuan rrugën, njoftuan më parë radikalizimin e protestës nëse qeveria nuk përmbush kërkesat e tyre deri nesër.
Ndryshe, Krivokapiq vuri në dukje se është detyrim i të gjitha subjekteve politike të ftojnë mbështetësit e tyre, të heqin dorë nga tubimet, të qëndrojnë në shtëpi dhe t’u kthehen detyrimeve të përditshme, paqes, rendit dhe punës. /Telegrafi/
DA JE VJEČNA CRNA GORA NA VR' OSTROGA! 🇲🇪 pic.twitter.com/1pOo1apm0V
— ℜ𝔬𝔟𝔦𝔫 ℌ𝔬𝔬𝔡 🇲🇪 🇺🇦 (@ROBlN_HOOD) April 11, 2021
Nikad nece Crna Gora bit obala srpskog mora 🇲🇪🇲🇪 https://t.co/MC7H1M9N2D
— Vlado (@rakocevicvlado) April 11, 2021