Telegrafi

Sërish protesta të mëdha para ndeshjes Manchester United – Liverpool, bllokohet autobusi i mysafirëve

Ndeshja ndërmjet Manchester United dhe Liverpoolit është sërish në rrezik që të mos zhvillohet.

Ndeshja ndërmjet Manchester United dhe Liverpoolit që ishte e paraparë të zhvillohej disa javë më parë, mund të shtyhet për herën e dytë.

Tifozët e Manchester United javë më parë kishin vërshuar stadiumin “Old Trafford” si shenjë proteste kundër keq menaxhimit nga Joel Glazer, pronar i Manchester United.

Kërkesa e tifozëve ishte që Glazer të heq dore nga klubi, dhe si duket edhe sot ka vazhduar i njëjti trend.

Ndeshja është e paraparë të zhvillohet në orën 21:15 dhe autobusi me lojtarët e Liverpoolit sapo kishte mbërritur në qytet, kur u bllokua nga tifozët me makinat e tyre.

Ende nuk dihet apo nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nëse ndeshja do të shtyhet. /Telegrafi/