Site icon Telegrafi

Sërish protesta në Serbi, opozita nuk i njeh rezultatet për Beogradin

Koalicioni opozitar, “Serbia kundër dhunës” sërish organizoi protestë kundër rezultateve të zgjedhjeve për kryeqytetin serb, Beograd.

Opozita serbe po konteston rezultatet zgjedhor për kryeqytetin e Serbisë dhe tashmë për të dytën ditë me radhë po kërkon anulimin e zgjedhjeve.

Lexo po ashtu 'Adhuruesi' i teorive të konspiracionit i cili ka kontestuar coronavirusin: Kush është njeriu që pritet të futet vetë i 13-ti në Kuvendin e Serbisë?

“Serbia kundër dhunës” ka vlerësuar se zgjedhjet në Beograd u vodhën nga partia e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, raporton nova.rs.

Qytetarët e mbledhur para Komisionit Qendror të Zgjedhjeve po bërtasin vazhdimisht “hajdutë, hajdutë”.

Zgjedhjet i fitoi bindshëm partia e Vuçiqit, SNS, por organizatat evropiane për vëzhgimin e zgjedhjeve kanë konstatuar parregullsi të shumta dhe vjedhje votash.

Lexo po ashtu Ministria e Jashtme e Gjermanisë: Në zgjedhjet në Serbi pati frikësim të votuesve e blerje votash

Në zgjedhjet lokale në Beograd, lista e SNS-ë, “Serbia nuk duhet të ndalet” ka fituar 39,34 për qind të votave ose 49 asamblistë.

Pas tyre është lista e partive opozitare pro-evropiane “Serbia kundër dhunës” me 34,27 për qind të votave (42 mandate). /Telegrafi/

Exit mobile version