Telegrafi

Sërish pritje të gjata në kufi me Serbinë

Në kufirin me Serbinë, në Merdare, sërish ka pritje që zgjasin më shumë se dy orë.

Kjo shihet edhe në foton e siguruar nga portali lajmi.net.

Pritjet zakonisht ndodhin nga fluksi i madh i bashkatdhetarëve, por mbi të gjitha për shkak të procedurave të ngadalësuara që ka Serbia gjatë kontrollit të dokumenteve.