Telegrafi

Sërish plaçkitet ProCredit Bank

Sipas një njoftimi zyrtar të bankës, nga plaçkitja nuk ka të lënduar nga radhët e stafit a as nga klientët ndërsa vetëm një shumë e vogël e të hollave është plaçkitur.

“I tërë sistemi i sigurisë përfshirë edhe teknologjinë më të re “Dye-Packs” – (pajisje kjo që eksplodon në monedha që dalin nga banka në mënyrë të pa-autorizuar), kanë funksionuar në momentin e plaçkitjes. Në saje të kësaj teknologjie të hollat e plaçkitura janë ngjyrosur dhe shkatërruar plotësisht, duke u bërë të papërdorshme nga grabitësit.

ProCredit Bank ka siguruar klientët e saj që nuk ka vend për panik dhe shqetësim pasi që të gjitha mjetet e bankës janë të siguruara plotësisht bazuar në rregullat në fuqi në Kosovë.

olicia e Kosovës është duke e hulumtuar rastin. /Telegrafi/