Site icon Telegrafi

Sërish pedofili në Shqipëri, 40-vjeçari ngacmon seksualisht shtatëvjeçaren

Pas rastit në Dibër, kur babai është arrestuar nën dyshimin se ka dhunuar vajzën e tij, një tjetër rast me bazë ngacmimin seksual ndaj të miturës ka ndodhur në Shqipëri.

Bëhet fjalë për një të shënuar sot në Velipojë, ku Policia e Shqipërisë ka arrestuar në flagrancë një 40-vjeçar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtatëvjeçare.

“Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në Shkodër, për veprën penale ‘Vepra të turpshme me të mitur’”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së Shkodrës.

Exit mobile version