Një pako e dyshimtë raportohet të jetë gjetur në një autobus në Barcelonë, vetëm katër ditë pas sulmit terrorist që la të vdekur 15 persona.
Zyrtarë të Katalunisë kanë konfirmuar lajmin duke pranuar se zona ku është gjetur pakoja është evakuuar nga policia për shkaqe sigurie, transmeton Telegrafi.
Elia Danon 21-vjeqe, ka postuar një video në Tëitter ku shihen policë duke i nxjerrë pasagjerët nga autobusi në Placa de Catalunya.
Barcelona ishte goditur nga një sulm terrorist gjatë javës së kaluar, ku humbën jetën 15 persona dhe 100 tjerë u lënduan rëndë kur një furgon i bardhë shtypi këmbësorët nëpër qytet. /Telegrafi/