Telegrafi

Sërish pa ujë disa lagje në kryeqytet

Për shkak të disa problemeve teknike përgjatë kyçjes së gypave kryesor që i furnizojnë me ujë të pijshëm disa lagje të kryeqytetit ,vazhdojnë ende çrregullime të furnizimit me ujë të pijshëm.

Sipas një njoftimi të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” në lagjet ”Ulpiana”, ”Veternik” dhe lagjes së Spitalit, për shkak të problemeve teknike që janë shfaqë dje në orët e pasdites përgjatë kyçjes së gypave të rinj me diametër fi 315 mm dhe fi 250 mm, vazhdojnë çrregullimet edhe gjatë ditës së sotme deri në orën 14:30.

KUR ”Prishtina” thotë se ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujit janë mobilizuar dhe janë nëpër pika të ndryshme në kryeqytet për sanimin e gjendjes së krijuar nga puna e kontraktorit që ka qenë duke punuar dje dhe sot. /Telegrafi/