Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.449 testime dhe janë regjistruar 865 raste të reja me coronavirus.
Prej rasteve të reja 359 janë në Shkup, Kumanovë 24, Dibër 14, Shtip 12, Prilep 9, Tetovë 34, Strugë 1, Veles 4, Manastir 9, Kavadar 2, Gostivar 4, Gjevgjeli 7, Strumicë 30, Kriva Pallankë 2, Radovish 4, Koçani 32, Probishtip 1, Berovë 2, Vallandovë 3, Vinicë 5, Dellçevë 24,, Sveti Nikole 5, Kërçovë 5 dhe Resnjë 1,njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas njoftimit, sot Instituti për Shëndet Publik regjistroi 359 pacientë të shëruar dhe 10 të vdekur.
Që nga fillimi i epidemisë në Maqedoni me COVID-19 janë diagnostifikuar 32436 pacientë, ku prej tyre 21090 janë shëruar dhe 1004 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 10342 raste aktive me COVID-19./Telegrafi/