Telegrafi

Sërish numër i lartë i të infektuarve me coronavirus, konfirmohen edhe 149 raste të reja

Foto: Ilustrim

149 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar të enjten në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 986 testime ndërsa nuk është shënuar asnjë viktimë.

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 49 qytetarë, ndërsa raste aktive në nivel vendi janë 592.

Lexo po ashtu Rritja e rasteve me coronavirus, IKSHPK: Mbani maskën në ambientet e mbyllura dhe vaksinohuni

Po ashtu, MSH njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 57 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Ditëve të fundit numri i rasteve me coronavirus në Kosovë është rritur ndjeshëm. Ndaj, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (ISKHPK), ka kërkuar nga qytetarët që të bartin maskat në ambientet e mbyllura dhe të vaksinohen. /Telegrafi/