Seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj për të miratuar ekipin negociator për dialogun Kosovë-Serbi, vazhdon të mos mbahet.
Seanca që filloi sot paradite, u shty dy herë dhe ende nuk ka filluar vazhdimi i saj.
Fillimisht u tha që seanca do të vazhdojë në orën 16:30, pastaj u shty për në orën 18:30, mirëpo ajo ende nuk ka nisur punimet.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë për Telegrafin se janë në pritje.
“Jemi në pritje”, ka thënë shkurt Krasniqi.
Në sallën e Kuvendit, janë parë disa deputetë në mesin e tyre edhe tre deputetë të Listës Serbe, subjekt ky i cili u largua nga salla në momentin kur erdhi koha për votimin e ekipit negociator, duke i pamundësuar kështu koalicionit qeverisë kuorumin prej 60 votave. /Telegrafi/