Telegrafi

Sërish një tren del nga binarët, kësaj here në Bernë

Nuk ka kaluar ende as një javë nga dalja prej shinave e një treni në Stacionin Hekurudhor të Lucernit ndërsa sot një gjë e tillë ka ndodhur në Bernë.

“Stacioni Hekurudhor i Bernës është vetëm pjesërisht në funksion”, bën të ditur SBB/CFF (Ndërmarrja Federale e Hekurudhave) në faqen e saj të internetit, përcjell albinfo.ch.

Si shkaktar të kësaj gjendjeje SBB emërton daljen nga binarët të një treni ndërsa thotë se kohëzgjatja e kufizimit në qarkullim në këtë moment ende nuk mund të caktohet.

Po ashtu nuk ka informacione për persona të lënduar.

Treni që ka dalë nga binarët është i linjës S44 dhe qarkullonte nga Thuni drejt Sumiswaldit.