Telegrafi

Sërish ngritje e çmimit të naftës

Nafta e lehtë amerikane për dërgesë në tetor është rritur për 86 cent në 105,46 dollarë për barel, ndërsa çmimi i "brentit" evropian nga Deti i Veriut u rrit për 1,09 dollarë në 100,70 dollarë për barel.

Rritja e sotme e çmimeve të naftës pasoi pas vendimit të djeshëm të Administratës amerikane për rezerva federale (Fed) që tu ndihmojë dy bankave të fundit të pavarura investuese nga Volstrit, "Goldman Saks" dhe "Morgan Stenli" që ta tejkalojnë krizën dhe ta përmirësojnë kredibilitetin personal kreditues.

Një paralajmërim i tillë i Fed-it pasoi pas falimentimit të javës së kaluar të bankës "Leman Braders", pas bashkimit të "Meril Linç"-it drejt "Bankës së Amerikës" dhe pas ndihmës qeveritare të korporatës siguruese AIG.

Krahas ngjarjeve në sektorin financiar në SHBA ndaj rritjes së çmimit të naftës ndikojnë në Nigeri e cila është eksportuese e energjensit në Afrikë. Javën e kaluar Lëvizja nigeriane militante për emancipimin e Deltës së Nigerit u shpalli "luftë" kompanive të naftës dhe kreu një sërë sulmesh ndaj instalimeve të korporatave të huaja, duke përfshirë edhe ndaj naftësjellësit më të madh të "Rojal Daç Shel"-it. Lëvizja dje shpalli ndërprerje të sulmeve ndaj kompanive të huaja të naftës.