Telegrafi

Sërish ngritje e çmimit të naftës

Një ngritje e sërishme e çmimit të naftës ka ardhur si pasojë e ndërprerjes së prodhimit në shumë rafineri në gjirin e Meksikës, si dhe pritjeve të raportit më të ri të qevreisë amerikane për rënien e rezervave të benzinës në SHBA gjatë javës së kaluar.

Ndryshe të mërkurën çmimi i naftës në SHBA kishte shënuar vlerë më të ulët krahasuar me pesë muajt e fundit. Çmimi i naftës së "lehtë" amerikane në bursën e Nju-Jorkut kishte rënë në 109 dollarë për barel, ndërsa nafta "brent" në bursën e Londrës të mërkurën është shitur për 107 dollarë.