Manchester City ka shtuar epërsinë ndaj PSG-së në 2-0 në kuadër të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Manchester Cityt prej 1-0, me golin e vetëm të shënuar nga Riyad Mahrez.
PSG kishte disa raste për të barazuar në këtë pjesëlojë, por nuk i shfrytëzoi.
https://twitter.com/NewsFTBL/status/1389659674480451584
Manchester City në minutën e 63-të e ka gjetur edhe golin e dytë me një kundërsulm model.
De Bryne nisi aksionin, vazhdoi topin te Phil Foden, ky pasoi te Riyad Mahrez i cili nga afër nuk e kishte të vështirë të shënonte për 2-0.
https://twitter.com/Yeshwajoe/status/1389678010631077892
Rezultati i përgjithshëm momentalisht është 4-1 në të mirë të anglezëve që tashmë kanë shkruar emrin e tyre në finale. /Telegrafi/