Vetëm të martën, policët nga Maqedonia e Veriut kthyen në vendin tonë 300 persona të cilët ilegalisht e kaluan vijën kufitare, shkruan portal informues i Selanikut “Testudej” dhe komenton se sërish po rriten valët e refugjatëve dhe emigrantëve në kufirin me Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë afër Idomenit.
Në tekstin e marrë edhe nga medium të tjera online, portali shkruan se është taktikë e zakonshme e “push back”, përkatësisht kthimit prapa të emigrantëve nga ana e Maqedonisë.
Paralelisht, gazetari shton se Idomeni disa ditë është pa automjete patrulluese policore, sepse tre automjetet që ishin në dispozicion, tani janë të përfshira në kontroll të masave për Kovid-19.
“Sërish kemi problem, posaçërisht tani kur nuk ka patrulla policore. Me trena dhe në këmbë vijnë deri në Idomeni dhe të fshehur në fusha presin mundësinë për ta kaluar rrethojën”, thotë kryetarja e bashkësisë lokale të Idomenit për “Testudej”.
Në mediumet në Greqi, posaçërisht në ato të Selanikut, kohë pas kohe ka tekste për lëvizje të shtuar të emigrantëve dhe refugjatëve në afërsi të kufirit me Maqedoninë e Veriut të cilët deri në Idomeni arrijnë në këmbë ose pasi që ilegalisht ngjiten në automjete ngarkuese. Në mënyrë të njëjtë siç arritën edhe viteve të shkuara, duke e përdorur rutën ballkanike për të arritur drejt ndonjë vendi në Evropën qendrore apo veriore.