Telegrafi

Sërish lëndohet Gareth Bale

Real Madrid ka marrë një lajm të hidhur prej stafit mjekësor të klubit.

Gareth Bale ka pësuar edhe një lëndim gjatë stërvitjes së fundit me ekipin dhe nuk dihet se sa do të mbetet jashtë fushave të blerta.

“Bale ka lënduar këmbën e majtë në fund të stërvitjes. I është nënshtruar testeve të ndryshme mjekësore ndërsa për detaje më të hollësishme do të informohemi gjatë ditës së nesërme”, thuhet në njoftimin e klubit spanjoll.

Gareth Bale ka pësuar një dëmtim gjatë ndeshjes ndaj Borussia Dortmundit

Bale, i cili nuk u angazhua me kombëtaren e Uellsit, raportohet se nuk do të jetë në gjendje të luajë kundër Atletico Madridit.

Kujtojmë se sulmuesi u lëndua edhe kundër Borussia Dortmundit më 26 shtator në kuadër të ndeshjes së Ligës së Kampionëve.

Në fakt, trajneri Zinedine Zidane kishte pohuar atë natë se nuk ishte asgjë serioze dhe se lojtari do të kthehet shumë shpejt.

Kujtojmë se Bale nuk luajti në ligën elitare spanjolle kundër Espanyolit ndërsa këtë sezon ka luajtur vetëm pesë ndeshje në La Liga. /Telegrafi/