Site icon Telegrafi

Sërish kolona të gjata në vendkalimet kufitare me Serbinë, mbi dy orë pritje në Merdar

Foto nga arkivi

Bashkatdhetarët tanë që po kthehen nga pushimet në Kosovë edhe gjatë ditës së sotme po përballen me pritje të gjata në vendkalimin kufitar me Serbinë në Merdar.

Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, të orës 13:05, bashkatdhetarët po presin deri në dy orë e gjysmë për të dalë nga Kosova në vendkalimin kufitar në Merdar, ku kolona e automjeteve arrin deri në 1.km, transmeton Telegrafi

Pritje deri në 40 minuta për të dalë nga Kosova ka edhe në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë, ku kolona e automjeteve arrin në 150 metra.

Ndërsa, për të hyrë në Kosovë në vendkalimet kufitare me Serbinë nuk ka pritje më të gjata se 5 minuta.

Qytetarët mund të informohen në kohë reale për gjendjen në vendkalimet kufitare duke klikuar në këtë link. /Telegrafi/

Exit mobile version