Site icon Telegrafi

Sërish kolona në kufi, pritje deri në 4 orë në Merdar e tri orë në Mutivodë

Ilustrim

Në pikat kufitare të Kosovës janë rikthyer kolonat e gjata.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, aktualisht pritjet më të gjata janë në Merdar. Në këtë pikë kufitare për të dalë nga territori i Kosovës pritjet janë deri në 4 orë.

Lexo po ashtu Marrin fund kolonat në kufi, s’ka pritje të gjata as në Merdar

Ndërkohë, në pikën kufitare Mutivodë në dalje pritjet janë deri në tri orë, ndërsa te Dheu i Bardhë pritjet janë dy orë.

Në pikat tjera kufitare pritjet janë relativisht të vogla./Telegrafi/

Exit mobile version