Telegrafi

Sërish kërcënime me armë zjarri ndaj punëtorëve të KEK-ut

Në njoftimin zyrtar të KEK-ut thuhet se, rasti kishte ndodhur kur ekipi i kësaj kompanie për shkak të borxhit të papaguar prej 5,781.75 eurosh kishte shkuar ta shkyçte nga rrjeti elektrik.

“Me atë rast konsumatori nxjerrë revolen dhe e kërcënon ekipin e KEK-ut. Ekipi menjëherë lajmëron organet e rendit të cilat kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe e kanë shoqëruar konsumatorin në fjalë për në objektet e Policisë për hetim të mëtutjeshëm”.

KEK po ashtu ka njoftuar se, i njëjti konsumator më herët ishte kapur nga ekipet e KEK-ut duke e keqshfrytëzuar energjinë elektrike.
“KEK falënderon Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë dhe dënon ashpër kërcënimin në fjalë”.

Menaxhmenti i KEK-ut ka konsideruar që rastet e tilla kur kërcënohen, sulmohen apo pengohen punëtorët e korporatës gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, e dëmtojnë rëndë punën e kompanisë dhe institucioneve shtetërore të Kosovës. /Telegrafi/