Site icon Telegrafi

Sërish kapen armë në Beograd

70 pistoleta gjysmë-automatike CZ-99 9 mm, 5 pushkë automatike M-70 7.62 mm dhe dy arka me municione 7.62 mm dhe 9 mm janë gjetur sot në Beograd.

Siç njofton Ministria e Brendshme e Serbisë, armët ishin shpallur të humbura nga një depo ushtarake të Beogradit, transmeton KosovaPress.

Ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Forcave të Armatosura serbe, kanë ngritur komisione për të përcaktuar shkakun e ngjarjes emergjente. Ministria urdhëroi kontrolle emergjente në të gjitha depot ushtarake ku ruhen armët.

Sipas mediave serbe, armët e humbura janë gjetur gjatë një kontrolli rutinë.

Të kujtojmë se më parë janë gjetur armë të fshehura pranë shtëpisë së prindërve të kryeministrit serb dhe në një veturë në Beograd, dyshohet se përmes atyre armeve tentohej të kryhej atentat ndaj kryeministrit serb.

Exit mobile version